“Panairi i Librit Tirana 2019” - në Pallatin e Kongreseve në datat 13-17 nëntor


Ju pres të gjithëve në Panairin e Librit - Angela Martini

Angela Martini, përfaqësuese e Shqipërisë në Miss Universe, me një karrierë të lavdërueshme ndërkombëtare, sjell librin e saj të parë në “Panairin e Librit - Tirana 2019”. Tirana do të jetë ndalesa e parë e një turi ndërkombëtar dhe ajo mezi pret t’i takojë të gjithë ndjekësit e saj për të firmosur dhe bërë fotografi me ta në stendën e “Shtëpisë Botuese Dudaj”.

Miqtë e mi të dashur, jam shumë e lumtur t’ju bëj me dije që libri im i parë “Dashuri, shpresë, dritë” do të jetë në Panairin e Librit “Tirana 2019” prej të mërkurës, 13 nëntor. Ju pres për të firmosur dhe për të bërë foto bashkë në stendën e “Shtëpisë Botuese Dudaj”.

Mezi pres t’ju shoh të gjithëve!